Marrëveshja për shërbimet ajrore me Malin e Zi, Kurti: Mundëson shkurtimin e kohës së fluturimit për 15 minuta

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 11:07
Marrëveshja për shërbimet ajrore me Malin e Zi, Kurti: Mundëson shkurtimin e kohës së fluturimit për 15 minuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka treguar detajet për marrëveshjen e nënshkruar sot me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se kjo marrëveshje për shërbimet ajrore shkurton kohën e fluturimit për 15 minuta.

“Marrëveshja me Malin e Zi, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e kohës së fluturimit për 15 minuta”, ka thënë Kurti.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim kryeministrin Abazoviq me të cilët biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve. Mundësitë e mira për dy vendet tona ishin në fokus të këtij takimi. Mali i zi e njohu Kosovën në vitin 2008. Jemi mirënjohës që në kohëra më të vështira Mali i Zi u bë strehë për Kosovën në shpëtimin për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga regjimi i Millosheviqit…Qytete të shumta i hapën zemrat duke i strehuar refugjatët nga Kosova…Sot qytetarët e Kosovës jo vetëm që kanë pushuar në bregdetin e Malit të Zi, por edhe investitorë të rëndësishëm të cilët i kontribuojnë ndërlidhjes ekonomike mes dy vendeve tona…Sot punojmë ngushtë si dy shtete fqinje për të promovuar paqen e sigurinë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)