Turistët nga Kosova përfundojnë në spital, qëndruan për shumë orë në pishinë

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 13:11
Turistët nga Kosova përfundojnë në spital, qëndruan për shumë orë në pishinë

Katër turistë nga Kosova, kanë përfunduar në spitalin e Kavajës, pasi një 35-vjeçare dhe tre të mitur kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme në një hotel, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërkohë,  fatmirësisht ata nuk kanë paraqitur problem serioze me shëndetin. 

Pas vizitës në spital, ata janë larguar në banesat e tyre.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

(Kosova Sot Online)