Vdes mjeku i njohur nga Mitrovica

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 13:30
Vdes mjeku i njohur nga Mitrovica

Mjeku i njohur nga Mitrovica, Afrim Gucati, ka ndërrur jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gucati ka qenë mjek specialist i Ortopedisë.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të Gucatit ka shprehur Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë.Dr. Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e Pergjithshëm të Mitrovicës.Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij” thuhet në telegramin e tyre të ngushëllimit.

(Kosova Sot Online)