E rëndë: Gruaja i vendos flakën burrit shqiptar

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 13:41
E rëndë: Gruaja i vendos flakën burrit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë, në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gruaja 52-vjeçare e ka spërkatur me lëndë djegëse burrin e saj rreth moshës 57-vjeçar,  i cili më pas ka marrë flakë.

Shqiptari ka pësuar djegie të rënda, ku edhe ndodhet në spital duke marrur trajtimin mjekësor.

Gruaja i tha policisë greke se bashkëshorti i saj i vendosi flakën vetes.

Autoritetet greke mendojnë se gruaja ka gënjyer.

(Kosova Sot Online)