Zv.kryeministri italian: Ia konfirmova Osmanit angazhimin e qeverisë në Ballkan

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 14:06
Zv.kryeministri italian: Ia konfirmova Osmanit angazhimin e qeverisë në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Itali, është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë në Ballkan. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO-KFOR-it”, ka shkruar ai në Twitter.

Osmani këto ditë ka vizituar Kalabrine e Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

(Kosova Sot Online)