Vdes 87-vjeçarja, u përplas me biçikletë nga një 5 vjeçar

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 14:55
Vdes 87-vjeçarja, u përplas me biçikletë nga një 5 vjeçar

Një 87-vjeçare ka vdekur, pasi u përplas me biçikletë nga një 5-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në një park në Milano.

Babai i të miturit do të përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia.

Sipas asaj që ai u tha hetuesve, ai ishte duke mësuar të birin të ngiste biçikletën pa rrota stërvitje.

Sipas dëshmisë, 5-vjeçari nuk ishte me shpejtësi, por gruaja përplasi kokën në tokë dhe ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)