Aeroplanët pritët të arrijnë 20 minuta më herët në Kosovë, pritet edhe ulja e çmimit të biletave

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 15:24
Aeroplanët pritët të arrijnë 20 minuta më herët në Kosovë, pritet edhe ulja e çmimit të biletave

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot kanë nënshkruar një marrëveshje, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Samir Bllacaku, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka thënë se me hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi, ai thotë se distanca e fluturimit do të shkurtohet për rreth 15 deri në 20 minuta.

Po ashtu, ai tha se me shkurtimin e rrugëve ajrore shkurtohen dhe shpenzimet, çmimet e biletave përcaktohen nga kompanitë ajrore.

“Me hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi, distanca e fluturimit shkurtohet për rreth 15-20 min. Me shkurtimin e rrugëve ajrore, shkurtohen shpenzimet, por çmimet përcaktohen nga kompanitë ajrore”, ka thënë Bllacaku.

(Kosova Sot Online)