“A mundet me pasë kryeministër artificial?”, kështu përgjigjet Kurti

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 15:42
“A mundet me pasë kryeministër artificial?”, kështu përgjigjet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një emision është pyetur për inteligjencën artificial, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Inteligjenca artificiale thuhet që në të ardhmen do të zëvendësojë gjithçka, a ka mundësi në të ardhmen me pasë kryeministër artificial?”, ishte pyetja e moderatorit për Kurtin.

Kurti tha se nuk i dihet se çka sjell e ardhmja, por tha se s’është fort optimist në “zëvendësimin e njeriut” krahasuar me pritjet e njerëzve.

“Kushedi se çfarë sjell e ardhmja, por unë s’jam ndoshta shumë optimist për inteligjencën artificiale krahasuar me pritjet e njerëzve…Por në kuptimin e zëvendësimit të njeriut unë mendoj që ka njëfarë përmbysje sepse në njërën anë gjithmonë janë avancimet teknologjike si efektivitet i shkencave natyrore janë parë më shumë që ta mësojnë njeriun se si mendon njeriu, e jo ta zëvendësojnë njeriun”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)