Lavrov: Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur theksohet e drejta e popullit për vetëvendosje

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 17:17
Lavrov: Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur theksohet e drejta e popullit për vetëvendosje

Shtetet perëndimore po luajnë lojë të dyfishtë sa i përket të drejtës së njerëzve për vetëvendosje, ka theksuar kreu i diplomacisë ruse, Sergeri Lavrov, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij “duket qartë” që një gjë të tillë e bëjnë me Kosovën, shkruan Danas.

“Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata theksojnë të drejtën e popullit për vetëvendosje, por kur është në interesin e tyre ta mohojnë një të drejtë të tillë në pjesë të tjera të botës, ata i referohen integritetit territorial si një opsion absolut” ka thënë Lavrov.

Lavrov vlerëson se “pafytyrësia e Perëndimit”, e cila, siç tha ai, ushtron presion ndaj partnerëve rusë duke i detyruar të heqin dorë nga bashkëpunimi me Moskën, kalon çdo kufi.

“Paturpërisa e përfaqësuesve perëndimorë, dhe përveç delegatëve të Bashkimit Evropian, ka edhe amerikanë që janë përgjegjës për problemet e sanksioneve – kjo paturpësi i kalon të gjithë kufijtë, kuptohet si një mosrespektim i plotë i pavarësisë së vendeve që kanë janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të tilla”, ka shtuar tutje diplomati rus.


(Kosova Sot Online)