Detaje nga vrasja në Pejë: Koka e viktimës në tavan, trupi në katin e shtëpisë

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 18:36
Detaje nga vrasja në Pejë: Koka e viktimës në tavan, trupi në katin e shtëpisë

Në rrugën “Mbreti Zog”, sot në Pejë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Bardh Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, ka deklaruar ai.


Krimi makabër në Pejë, dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është  provuar se viktimës I ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Burimet bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse, familjarët e trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy.

Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij.

(Kosova Sot Online)