21-vjeçari del para gjykatës

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 18:51
21-vjeçari del para gjykatës

Vijon senca gjyqësore në Boston, ndaj 21-vjeçarit Jack Teixeira i arrestuar për rrjedhjen masive të dokumenteve të klasifikuara amerikane.

21-vjeçari ishte IT në Gardën Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Ai dyshohet se është drejtues i grupit ‘Thug Shakër Central’ në platformën sociale ‘Discord’ nga ku rrodhën informacionet sekrete. 

Ai është njohur me akuzuat nga Prokuroria,  për ‘mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare’, si dhe ‘heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar dhe materialeve të mbrojtjes’.  

Hetuesit pretenduan se Jack Teixeira kërkoi fjalën “rrjedhje” në kompjuterin e tij të lëshuar nga qeveria.

“Një javë para arrestimit të tij, 21-vjeçari i Gardës Kombëtare të Masaçusets Ajrore Teixeira “përdori kompjuterin e tij qeveritar për të kërkuar raportimet e fshehta të inteligjencës për fjalën ‘rrjedhje’“, sipas një deklarate.

Sipas Prokurorisë, Teixeira dyshohet se filloi të postonte dokumente të klasifikuara në internet rreth dhjetorit 2022. Sipas dokumentit, 21-vjeçari ka patur aksesueshmëri në informacionet top-sekrete për shkak të rolit të tij në IT me Gardën Kombëtare Ajrore që nga viti 2021. 

Një anëtar i grupit të bisedave në platformën ‘Discord’, ka dëshmuar se Teixeira kishte frikë të transkriptonte dokumentet në punë, kështu që ai i mori dhe i fotografoi në shtëpi. Hetuesit nuk përmendën emrin e anëtarit të grupit që FBI-ja mori në pyetje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rrjedhjet përfshinin foto të dokumenteve të rrethuara nga objekte të tjera të rastësishme, të tilla si çanta me zinxhir dhe ngjitës Gorilla. Dokumentet dukeshin sikur ishin palosur me nxitim dhe ishin futur në xhep përpara se të hiqeshin nga vendi i sigurt. 

Arrestimi i Jack Teixeira 

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane. Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm. Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën “Discord”, duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë. Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

(Kosova Sot Online)