Gazetari i njohur pëson sulm në zemër

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 19:03
Gazetari i njohur pëson sulm në zemër

Një emision i radio BBC-së është ndalur gjersa po transmetohej drejtpërdrejtë, pasi që prezantuesi ka pësuar sulm në zemër.

Gazetari i radios David Fitzgerald ka përjetuar probleme me zemrën përderisa po udhëhiqte programin e mëngjesin, duke e detyruar kolegun e tij Michael Chequer që ta zë vendin e tij, raporton Daily Mail, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Chequer i ka informuar dëgjuesit për atë që kishte ndodhur.

“Është mëngjes, e enjte. Michael Chequer po zëvendëson David Fitzgeraldin, pasi që ai po ndihet pak si pa qejf”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)