Abazoviq sot është mysafir te Presidentja Vjosa Osmani

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 08:10
Abazoviq sot është mysafir te Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres sot në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.

Abazoviq ka dy ditë që është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja para ndërtesës së Kuvendit, dhe më pas pamje do të ketë edhe në fillim të takimit. Luten mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, që të jenë në Presidencë më së voni në orën 09:40”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )