Punëtori bie nga skela, vdes 48-vjeçari

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 09:43
 Punëtori bie nga skela, vdes 48-vjeçari

Një punëtor ndërtimi ka vdekur, pasi është rrëzuar nga skela e një ndërtesë në Shëngjin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës dhe ndërsa po dërgohej në spital punëtori 48-vjeçar ka ndërruar jetë.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes kanë nisur.

(Kosova Sot Online)