Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA, vrau kolegun në orarin e punës

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 11:08
Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në SHBA, vrau kolegun në orarin e punës

48-vjeçari shqiptar, Astrit Bushi, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në vitin 2020, në SHBA,  përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.

Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi.

(Kosova Sot Online)