Tentoi t’i ikte policisë, nga vetura e hedh qesen me marihuanë

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 11:59
Tentoi t’i ikte policisë, nga vetura e hedh qesen me marihuanë

Nga MPB bëjnë të ditur se dje në mbrëmje është arrestuar 24-vjeçari nga fshati Gërçec i Sarajit, pasi është kapur me drogë, përcjell “Kosova Sot Online”.

24-vjeçari fillimisht nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa më pas nga vetura e tij kishte hedhur një qese me marihuanë.

Kurse, droga gjetur dhe është konfiskuar.

“Më 14.04.2023, rreth orës 23:00, në unazën e Shkupit, në kryqëzimin e Stajkovcit në drejtim të kryqëzimit të Radishanit në Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.I.(24) nga fshati Gërçec, komuna e Sarajit. Më herët, në një kryqëzim afër fshatit Haraçinë, nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar të lëvizë me veturën “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, duke hedhur nga vetura një qese me marihuanë. Menjëherë, pas masave të marra nga zyrtarët e policisë, ai është ndaluar, ndërsa droga është gjetur dhe konfiskuar. E.I. është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

(Kosova Sot Online)