Prishtinë: Konfiskohen mbi pesë kilogramë drogë

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 12:40
 Prishtinë: Konfiskohen mbi pesë kilogramë drogë

Mbi pesë kilogramë drogë janë konfiskuar dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore ka kontrolluar një shtëpi dhe personin dyshues, ku edhe kanë gjetur substancat narkotike.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Njësia policore anti-drogë (DHTN) pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorin Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës kanë bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse së të dyshuarit mashkull kosovar. Ku kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime dhe 3 kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 306. 5 gram, dy peshore digjitale ku dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë të cal.8.57 mm”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)