70-vjeçari humb kontrollin e veturës, bie në humnerë

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 13:37
70-vjeçari humb kontrollin e veturës, bie në humnerë

Një aksident ka ndodhur sot  në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalur nga rruga dhe ka rënë në humnerë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar i moshuari dhe pasagjerja 65 vjeçare.

Të lënduarit janë dërguar në spital, për të marrur trajtim mjekësor.

Rasti lidhur me shkaqet e këtij aksidenti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)