Sot varroset 58-vjeçarja nga Peja, i dyshuar për vrasje është djali i saj

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 14:25
Sot varroset 58-vjeçarja nga Peja, i dyshuar për vrasje është djali i saj

Sot do të varroset 58-vjeçarja e cila u vra dje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuar për vrasje është djali i saj.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të njdjerës do të bëhet në varrezat e qytetit, në orën 17:00.

“Tragjikisht ndërroi jetë më 14.04.2023, në moshën 58-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhet më 15.04.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga shtëpija e së ndjerës, Rr.Mbreti Zog-Kapeshnicë, Nr.85, në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)