Aksident i rëndë: “Audi” përplaset me një veturë, vdesin 6 persona

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 14:39
Aksident i rëndë: “Audi” përplaset me një veturë, vdesin 6 persona

6 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë u lënduan rëndë, pas përplasjes kokë më kokë të dy veturave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ka ndodhur në Alexandroupoli të Greqisë.

Një automjet me 10 emigrantë të paligjshëm u fut në drejtim të kundërt të qarkullimit duke u përplasur me një makinë në të cilën ndodhej një person.

Në njoftimin e policisë greke, thuhet se pasi patrulla i ka bërë me shenjë ndalimi, shoferi që transportonte emigrantët nuk ka ndaluar. Teksa ka tentuar të ikë, është përplasur me makinën e policisë.

Më pas, ka vazhduar rrugën me shpejtësi të madhe duke hyrë në drejtim të kundërt të rrugës ku edhe është përplasur kokë me kokë me një tjetër veturë.

(Kosova Sot Online)