Policia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 15:59
Policia konfirmon djegien e tri veturave në Veri, jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas PK-së një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.

Veturat sipas PK-së nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

(Kosova Sot Online)