Presidentja Osmani për Masakrën e Sllovisë: Dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 17:11
Presidentja Osmani për Masakrën e Sllovisë: Dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb

Më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm.

Osmani tha se se kjo masakër është dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb.

Tutje, Osmani ka shtuar se autorët e krimeve duhet të dalin para drejtësisë .

“Kjo masakër, sikurse të gjitha të tjerat gjithandej Kosovës janë kujtim i dhimbshëm i përpjekjes sonë për liri dhe dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb. Kjo është e vërteta jonë të cilën do ta mbrojmë krahas përpjekjes së vazhdueshme që autorët e krimeve të vihen para drejtësisë”, u shpreh Osmani.

(Kosova Sot Online)