Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 30 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e nënës në Pejë

  • E.K /
  • 15 April 2023 - 17:32
Prokuroria do të kërkojë paraburgim për 30 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e nënës në Pejë

Sot është mbajtur seanca e paraburgimit për rastin e rëndë që ndodhi dje në Pejë, ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në këtë seancë prokurorja e rastit ka dhënë arsyet pse duhet që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim.

“Sot është mbajtur seanca e paraburgimit. Prokuroja e rastit i ka elaboruar arsyet pse i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgim”.

Nikqi tha se është një rast që i dëmton edhe familjarë të tjerë, prandaj duhet të jenë më të rezervuar.

“Kemi të bëjmë me një rast që i dëmton edhe familjarët e tjerë, duhet të jemi më të rezervuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)