Arrestohet burri pasi dyshohet se e kërcënoi një grua

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 10:15
Arrestohet burri pasi dyshohet se e kërcënoi një grua

Në Graqanicë, është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka kërcënuar një grua duke i thënë se do ta vras, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Graqanicë 15.04.2023 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1 promilë, dhe sipas viktimës i dyshuari e ka kanosur se gjatë natës do ta vras. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)