Ja sa lopë u vidhen në Pejë

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 10:31
Ja sa lopë u vidhen në Pejë

Raportohet se janë vjedhur tri lopë nga një stallë në fshatin Baran të Pejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pronari i tyre ka deklaruar se vlera e lopëve të vjedhura është 3 mijë e 500 euro.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/Fsh. Baran, Pejë 15.04.2023 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur gjatë natës, në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3,500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në  procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)