Shkatërrohet kisha, përgjaken Pashkët në Ukrainë

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 13:21
Shkatërrohet kisha, përgjaken Pashkët në Ukrainë

Përgjakën Pashkët në Ukrainë. Raketat S-300 të lëshuara nga ushtria ruse gjatë natës shkatërruan kishën ortodokse ukrainase të Shën Mihail Kryeengjëllit në Kushuhum, rajoni Zaporizhzhia.

Lajmi u bë i ditur nga një korrespondent i Ukrinform. Sipas informacioneve, në kohën e sulmit nuk kishte njerëz në kishën që në kohë normale është e mbushur me njerëz, natën e Pashkëve.

Si pasojë e bombardimeve ruse gjatë natës, dy adoleshentë mbetën të vrarë në Snigirevsky, në rajonin e Mykolaiv, Ukraina jugore. Dy djemtë ishin të dy 18 vjeç. Ndërkohë raportohet edhe për dhjetë shpërthime me pasojë dy shkolla të dëmtuara, një spital dhe disa godina banimi.

Po ashtu, sipas zëdhënësit të komandës ushtarake të Ukrainës Lindore, Sergy Cherevatyi, “luftime të përgjakshme të paprecedentë po zhvillohen në Bakhmut”.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i të vdekurve nga sulmi i rusëve në një bllok banimi në Sloviansk, në rajonin e Donetsk ka shkuar në 12.


(Kosova Sot Online)