Bërnabiq ia kërkon Kurtit Asociacionin

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 13:42
Bërnabiq ia kërkon Kurtit Asociacionin

Marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa, ka kërkuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti shkroi në Twitter se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Pas pak minutash, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i reagoi, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

(Kosova Sot Online)