Krasniqi: Mua më duhet rroga për me i pagu kreditë e mia

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 16:52
Krasniqi: Mua më duhet rroga për me i pagu kreditë e mia

Kam marrë kredi për të blerë shtëpi, ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krasniqi e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që ua ka rritur pagat deputetëve, ndërsa të hyrat e tij tha se i duhen për t’i paguar kreditë.

“Mua më duhet rroga për me i pagu kreditë e mia”, tha ai.

“Kredinë e kam marrë kur e kam ble shtëpinë. Banesën e shita se tre fëmijë, hapësira e ngushtë, u dashtë me dalë pak ma larg prej Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.


(Kosova Sot Online)