Raportohet për 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 16:56
Raportohet për 6 të vrarë dhe 20 të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë me armë ka ndodhur në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të paktën gjashtë adoleshentë raportohet se u vranë nga të shtënat gjatë një festë ditëlindjeje në Dadeville, Alabama.

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se njëzet persona u plagosën.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar.

Gjithashtu mbrëmë, dy studentë u plagosën nga të shtënat në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani.

(Kosova Sot Online)