
Petkoviq: Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i uroi besimtarët ortodoksë për Pashkë, duke thënë se do të kujdesen për ta, i ka reaguar kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Petkoviq i ka thënë Kurtit të mos shqetësohet për serbët.
“Vetem ju Albin Kurti mos u shqetësoni për serbët”, shktoi Petkoviq, duke përmendur “sulmet etnike”, që ai propagandon se po kryhen ndaj serbëve.
“Serbët kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!”, ka shkruar Petkoviq.
(Kosova Sot Online)