Reshje shiu sot në Kosovë, ja kur do të ketë edhe bubullima

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 08:08
Reshje shiu sot në Kosovë, ja kur do të ketë edhe bubullima

Prishtina Weather ka njoftuar se sot në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me të reshura shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe nesër pritet të ketë shi, po ashtu edhe bubullima.

“17.04 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit.

18.04 – Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë.

19.04 – Vransira e intervale me diell. Nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.

20.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu e bubullimë.

21.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.”

(Kosova Sot Online)