"Pa demokratizimin e Serbisë nuk ka normalizim as me Kosovën dhe as me vendet e rajonit"

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 08:13

Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë, me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviq në një intervistë për ”The Geopost” tha se a demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të bëhet asnjë normalizim i marrëdhënieve me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pa demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të bëhet asnjë normalizim i marrëdhënieve as me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit”, thotë Bozhoviq.

Ai thekson se Vuçiq nuk është faktor stabiliteti në rajon.

“Thelbi është se normalizimi nuk mund të ndodhë kur makinave u vihet flaka [nga grupet kriminale] në veri të Kosovës të gjithë atyre që duan normalizim. Herët a vonë do të jetë plotësisht e qartë për të gjithë. Më vjen keq që do të humbasim sërish me këtë histori të bërjes së faktorit të stabilitetit nga Aleksandar Vuçiq dhe regjimi i tij, sepse ai nuk është faktor stabiliteti. Është një faktor paqëndrueshmërie”, shton ai.

(Kosova Sot Online)