Kurti thotë se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta dhe pa incidente

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 08:23
Kurti thotë se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta dhe pa incidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e kësaj partie që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti u shpreh se beson se këto zgjedhje do të jenë të qeta e pa incidente, ashtu siç i ka hije një procesi demokratik.

“Ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)