Haki Abazi i reagon hoxhës: Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 08:50
Haki Abazi i reagon hoxhës: Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes

Deputeti, Haki Abazi, i ka reaguar hoxhës, Mazllam Mazllami për fjalorin e tij kundër simboleve kombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se fjalori fyes dhe as fyerja e religjionit, “nuk janë liri e fjalës”, por sipas tij, janë ndjellje e urrejtjes dhe përçarjes.

Postimi i plotë i Abazit:

Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe relegjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes.

Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë.

Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata.

(Kosova Sot Online)