Mitrovicë e Veriut: Kosovarit ia dëmtojnë veturën dhe i shkruajnë “UÇK” mbi të

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 09:51
Mitrovicë e Veriut: Kosovarit  ia dëmtojnë veturën dhe i shkruajnë “UÇK” mbi të

Një kosovar ka raportuar dje në Polici se në Mitrovicë të Veriut, persona të panjohur ia kanë dëmtuar veturën dhe i kishin vënë mbishkrimin “UÇK”, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT, Mitrovicë Veri, 16.04.2023 – 13:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)