Shoferi humb kontrollin e veturës dhe përplaset me barrierën e rrugës, lëndohet rëndë gruaja e tij

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 10:53
Shoferi humb kontrollin e veturës dhe përplaset me barrierën e rrugës, lëndohet rëndë gruaja e tij

Një çift shqiptarësh janë përfshirë në një aksident trafiku në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi shqiptar ka devijuar rrugën dhe është përplasur në parapetin mbrojtës të rrugës.

Gjatë përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e shoferit, ku edhe është dërguar në spital.

Dyshohet se arsyeja e aksidentit ka qenë lagështia në rrugë.

(Kosova Sot Online)