“80% e kolegëve, të divorcuar”, mjeku shqiptar: Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 11:12
“80% e kolegëve, të divorcuar”, mjeku shqiptar: Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet

Sipas një studimi që është realizuar kohët e fundit, një nga profesionet që ka numirin më të lartë të divorceve është ai i mjekut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Neurokirurgu shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, ka thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku ai ka punuar në Spanjë janë divorcuar.

Po ashtu, ai tha se ka raste që edhe kur mjekët dashurohen në pacientet e tyre.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjeke dhe disa të tjerë me persona jashtë profesionit.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë.

Ndodh që mjekët të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

(Kosova Sot Online)