Konjufca: Kurrë s’do të rreshtim së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 14:16
Konjufca: Kurrë s’do të rreshtim së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se masakrat e ndodhura në gjithë vendin dëshmojnë se Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullatës së pafajshme gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca tha se kurrë nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë, kundër popullatës së pafajshme.

“Masakra e Poklelut dhe të gjitha ato maskara janë akte të gjenocidit mbi popullin e Kosovës, 54 veta vetëm këtu janë ekzekutuar”.

“Ne kurrë nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi kundër gjenocidit të Serbisë, kundër popullatës së pafajshme. Lavdi të rënëve, lavdi dëshmorëve”.

(Kosova Sot Online)