Arrestohet 19 vjeçari, kapet për të dytën herë me drogë

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 14:48
Arrestohet 19 vjeçari, kapet për të dytën herë me drogë

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi u kap për të dytën herë me lëndë narkotike edhe pse i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

I riu është arrestuar jashtë banesës së tij dhe gjatë kontrollit të bërë iu gjetën doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai ishte nën arrest shtëpiak për për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)