Kurti dhe Davenport flasin për zgjedhjet në Veri

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 16:02
Kurti dhe Davenport flasin për zgjedhjet në Veri

ZKM njofton takimin e Kurtit me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport, në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton ZKM, në këtë takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Aty u ritheksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve në Veri.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi “nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”.

(Kosova Sot Online)