Ja cilat lagje të Prishtinës nesër nuk do të kenë ujë

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 16:36
Ja cilat lagje të Prishtinës nesër nuk do të kenë ujë

Të martën e 18 prillit disa lagje në Prishtinë nuk do të kenë furnizim të ujit prej orës 09:00 e deri në ora 15:00, ka njoftuar KRU Prishtina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për lagjet Qershia,Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa, Zona Industriale Çagllavicë.

”Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

“Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm”, përmbyllet njoftimi. 

(Kosova Sot Online)