Ratkoceri: Serbia po ‘përkëdhelet’ nga SHBA dhe Evropa

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 16:52
Ratkoceri: Serbia po ‘përkëdhelet’ nga SHBA dhe Evropa

Serbisë i është shtuar pesha në rajon sidomos me ngjarjet e reja globale si konflikti Rusi-Ukrainë, ka theksuar analisti Arben Ratkoceri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë lidhjes live nga Shkupi, analisti tha se është krijuar një lloj “përkëdhelje” nga SHBA dhe Evropa për ta marrë Serbinë në kamin e tyre.

“Politika amerikane ndaj Serbisë ka ndryshuar dukshëm ndoshta prej fillimit të mandatit të Trump dhe tani me ardhjen e demokratëve. SHBA nuk e kanë më atë politikën e njëjtë përkëdhelëse siç e kishin për Kosovën dhe tani sidomos me kontekstet e reja globale, konfliktin Ukrainë-Rusisë, Serbisë i është shtuar pesha në rajon për shkak të një politike të saj dualiste mes Moskës dhe Perëndimit. Dhe prandaj krijohet përshtypja e një përkëdhelje më të madhe nga Evropa Perëndimore dhe SHBA ndaj Serbisë me qëllim që ta përfitojnë në kampin e tyre dhe të mos i lejojnë Moskës Zyrtare dhe një aleat si Serbia në rajon.”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarja  se si ndikon ndikimi i Perëndimit në rajonin tonë, analisti tha:

“Na konvenon sepse një shtet apo një Serbi lindore nga Moska do të ishte problematike sidomos për shtetet e vogla si Mali i Zi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Serbia në këto vende në një farë forme, pesha e saj destabilizuese është e fuqishme,. Në Bosnje përmes elementit serb, në Malin e Zi kanë ndryshuar rrethanat ku dihet zgjedhja e presidentit të ti, marrëveshja me Kishën. Mali i zi është nën tutelën e Beogradit. Kosova përmes veriut, elementit serb dhe kontekstit të hapur për marrëveshjen finale. Në Maqedoni, në sondazhe është evidente një pro serbizëm i komunitetit më të madh maqedonas.“, shtoi analisti.

(Kosova Sot Online)