Spahiu: Gati gjysma e opinionistave nga Kosova janë ateistë

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:16
Spahiu: Gati gjysma e opinionistave nga Kosova janë ateistë

Në studiot televizive donimon prezenca e ateistëve e agnostikëve, ka theksuar analisti Nexhmedin Spahiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gati gjysma e opinionistave janë ateistë e agnostikë”, tha Spahiu

“Ky është përfaqësim joadekuat”, thotë ai.

Sipas tij, as në Kuvendin e Kosovës nuk bën të ketë më shumë sesa një ateist.

“Prej 120 deputetëve, vetëm një deputet do të duhej të ishte ateist”, tha ai.

Shumica e popullësisë së Kosovës nuk është e përfaqësuar në Kuvend, thotë Spahiu.

(Kosova Sot Online)