Janne: Nesër do të jetë miratimi përfundimtar për liberalizimin e vizave të Kosovës

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:32
Janne: Nesër do të jetë miratimi përfundimtar për liberalizimin e vizave të Kosovës

Nesër në seancën plenare të PE-së do të jetë miratimi përfundimtar për liberalizimin e vizave të Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ojamo Janne shtoi se ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën pasdite në orën 14:45.

“Miratimi përfundimtar i Kuvendit do të shpallet nesër, e martë 18/4, në seancën plenare (duke filluar rreth orës 12:00 CEST). Votimi nuk është i nevojshëm në këtë fazë dhe ceremonia e nënshkrimit do të vijojë të mërkurën pasdite në orën 14.45”, tha ai.

Janne shtoi se do të ketë edhe deklaratë për shtyp për më shumë detaje rreth kësaj procedure.

“Ne do të dërgojmë gjithashtu një deklaratë për shtyp nesër, me informacionin e një konference për shtyp të mërkurën pasdite që mund ta ndiqni edhe nga distanca”.

(Kosova Sot Online)