Aksident trafiku: Raportohet për tre persona të lënduar

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 18:40
Aksident trafiku: Raportohet për tre persona të lënduar

Gjatë ditës së sotme në rrugën Klinë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fshatin Volljakë një veturë është rrokullisur mesditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore’’ ka thënë Rugova.

Më tutje sipas Rugovës të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.


(Kosova Sot Online)