Berisha: Edi Rama nuk kontrollon dot keqësinë e tij

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 19:07
Berisha: Edi Rama nuk kontrollon dot keqësinë e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Gramshin, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të kenë një përballje televizive.

Ai u shpreh se nuk ka frikë nga një përballje me kreun e qeverisë, pasi familjarët e tij nui kanë përfituar tendera si ato të Edi Ramës.

Berisha ka folur edhe në lidhje me gjobën e “Arbitrazhit” për çështjen “Becchetti”, për të cilën tha se ishte pasojë e pafuqisë së Ramës për të kontrolluar urrejtjen brenda vetes.

“Jemi gjobitur 110 mln euro, sepse një njeri që s’kontrollon urrejtjen e keqësinë e tij të brendshme i vuri çelësat investitorin italian.
Jemi në gjykatën e Zvicrës në 4 cështje të tjera. Minimumi 1.6 mld euro do jetë gjoba jonë, do i paguajnë të gjithë qytetarët.

Janë rrogat e 2 viteve të rrogëtarëve në vend.
Nëse ecim në këtë mënyrë, përpara do të thotë drejt vjedhjes, së keqes, para me Edi Ramën do të thotë drejt shpopullimin. Nuk kemi ne detyrim para Shqipërisë dhe të parëve tanë për t’i dalë zot vendit? Po, sepse edhe ata mund të iknin, por rezistuan.
Duhet të ulemi me cdo qytetar, t’i paraqesim këto fakte.
I them Ramës hajde po ta mbajti në studio edhe ja numëroj të gjitha tenderat. Le të mi numëroi edhe ai mua, skam asnjë. Kemi detyrimet para jush t’ju tregojmë si kemi përdorur paratë tuaja. Më 14 maj votoni ndryshimin, kurrë ndonjëherë në 32 vite nuk ka pasur peshë e vlerë më të madhe”, tha Rama.


(Kosova Sot Online)