Hoti: Inflacioni me ligj kufizohet vetëm në sisteme komuniste

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 19:15
Hoti: Inflacioni me ligj kufizohet vetëm në sisteme komuniste

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili fajësoi LDK-në që rënia e inflacionit nuk po reflekton në uljen e çmimeve të produkteve.

Arsyeja pse qytetarët vazhdojnë të pagujnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë, sipas Muratit, është sepse ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.

Por Hoti nuk është pajtuar me kufizimin e çmimeve.

Ai ka thënë se inflacioni mund të kufizohet me ligj vetëm në sistemet komuniste.

(Kosova Sot Online)