Vela: Nëse Serbia voton kundër Kosovës në KE, shkelen këto marrëveshje

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 19:24
Vela: Nëse Serbia voton kundër Kosovës në KE, shkelen këto marrëveshje

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi deklaratave të këtij të fundit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Daçiq tha sot se nuk mund të udhëtojë në Strasburg me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës për shkak të njoftimeve se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën dhe diskutimin për pranimin e Kosovës në atë organizatë, në dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Çfarë mesazhi është ky? Është një poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse këto njoftime janë të vërteta, sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg”, tha Daçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të deleguar të Gabonit, Yolanda Nijonde, dhe shtoi se “diçka që nuk është shtet nuk është pranuar kurrë në Keshilli i Europës.”

Ai theksoi se është e pamundur të mbrohet integriteti territorial i Ukrainës nga njëra anë dhe të shkatërrohet integriteti territorial i Serbisë nga ana tjetër.

 

(Kosova Sot Online)