16-vjeçari plagoset në kokë nga një pronar i shtëpisë

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 20:45
16-vjeçari plagoset në kokë nga një pronar i shtëpisë

Një tjetër tragjedi e lidhur me të shtënat me armë ka ndodhur Kansas City, Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Ralph Pual Yarl, i cili u plagos rëndë në kokë dhe në krah nga një pronar i shtëpisë, i cili qëlloi të riut që ishte shfaqur në shtëpinë e tij pasi kishte ngatërruar në derën e tij, i ra ziles për të marrë vëllezërit e tij më të vegjël.

Policia mësoi se prindërit e Ralph Pual i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij në një adresë në 115th Terrace, por djali u nis me makinë në një shtëpi në Rrugën 115.

Pronari i shtëpisë u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 24 orë para se të lirohej. Avokatët e familjes së të riut të plagosur lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm nga prokurorët e qarkut Clay dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht në masën më të plotë të ligjit njeriun përgjegjës për këto të shtëna të tmerrshme dhe të pafalshme”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 I pyetur nëse të shtënat mund të kenë qenë për motive racore, shefi i policisë u përgjigj: “Informacionet që kemi për momentin nuk tregojnë një motiv racor, por si shef policie i njoh komponentët racor të këtij rasti”.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Kansas City dolën në rrugë për të protestuar dhe shprehur solidaritetin me familjen e adoleshentit. Yje të rëndësishëm amerikanë si Quentin Tarantino dhe Halle Barry gjithashtu janë interesuar për këtë rast.

(Kosova Sot Online)