Gashi: Albin Kurti është i paaftë

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 21:16
Gashi: Albin Kurti është i paaftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ngjason me ish-kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, ka theksuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi tha se Kurti ka bërë lëshime të mëdha në bisedimet me Serbinë, por ka shtuar se frikësohet se Kurti do të bëjë edhe më shumë lëshime.

“Kurti do të bëjë lëshime më të mëdha”, tha ai.  

“Nëse e shihni në Greqi, Syriza erdhi me premtime se nuk do të bëjë asnjë negociatë me BE-në. Por më vonë erdhi dhe bëri vet marrëveshjet. Kështu si Kurti ishte. Në fillim nuk qitke as kravatë. E bëra këtë analogji vetëm që të shkëputem pak prej këtij realiteti në Kosovë dhe ta krahasoj me raste në botë. Kur në opozitë dhe premton gjëra që nuk janë në realitet, nuk ka rrugë tjetër. Kam frikë se do të ketë edhe më shumë lëshime”, shtoi Gashi.

Tutje ai shtoi se preambula e marrëveshjes së Brukselit tregon që ka lëshime të mëdha dhe se Kurti ka harruar premtimet e veta sikur që është padia për gjenocid ndaj Serbisë.

“Na akuzonin se nuk po i gjenim të pagjeturit. Thuajse nuk donim ta bënim këtë. Që në preambulë shkruan se palët nuk e paragjykojnë statusin e njëra tjetrës. Pastaj thotë se do të ketë tejkalim të së shkuarës. Ku është e shkuara, ku mbeti padia për gjenocid? Ai është i paaftë. Edhe në qeverisje të brendshme”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)